Hoxha pritet të shkarkojë stafin menaxherial të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

21.11.2016 14:21:11

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha pritet të shkarkojë stafin menaxherial të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Burime kanë thënë se kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti dhe duke u bazuar tek të gjeturat e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët kanë hartuar një raport pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Klan Kosova poashtu merr vesh se si rezultat i të gjeturave të Komisionit Hetimor edhe Inspektoratit do të merret vendim për pezullim të u.d të drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, një mbikëqyrësi të lartë edhe dy oficerëve.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor në rrethana akoma të paqarta derisa raporti i autopsisë që u bë publik të premten thekson se Dehari është vetëvrarë.