Hoxha: Zbatimi i masave nga MSA në krahasim me vitin e kaluar, ka shënuar rritje

12.06.2018 16:31:53

Ministrja e Integrimeve Evropiane të Kosovës, Dhurata Hoxha, ka njoftuar për zbatimin e MSA-së në tre mujorin të parë të vitit 2018.

Hoxha ka thënë se për këtë tre muajt e parë janë realizuar 53.85 për qind e masave të parapara.

Ajo ka thënë zbatimi i masave nga MSA për periudhën e njëjtë në krahasim me vitin e kaluar ka shënuar rritje, raporton lajmi.net.
Në vitin e kaluar për tre mujorin e parë janë realizuar 45.79 e masave të kërkuara.
Qeveria e Kosovë i ka vazhduar mandatin Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, Fitin Krasniqi edhe për një mandat tre vjeçare.