Hoxhaj: Dënojmë modelin e agresionit të Rusisë kundër fqinjëve të saj

07.08.2020 19:46:46

Në 12-vjetorin e agresionit të Rusisë kundër Gjeorgjisë, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se okupimi i vazhdueshëm rus shkel ligjin ndërkombëtar, shkel sovranitetin dhe integritetin territorial.

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, njëherësh deputet i PDK-së, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, në 12-vjetorin e agresionit rus ndaj Gjeorgjisë, ka thënë se Kosova ka qenë e qartë në dënimin e modelit të agresionit të Rusisë kundër Gjeorgjisë

Hoxhaj, gjithashtu ka thënë se okupimi i vazhdueshëm i Rusisë shkel ligjin ndërkombëtar, shkel sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Kujtojmë 12 vjetorin e agresionit rus kundër Gjeorgjisë. Okupimi i vazhdueshëm i Rusisë shkel ligjin ndërkombëtar, shkel sovranitetin dhe integritetin territorial. Ne kemi qenë të qartë në dënimin tonë të modelit të agresionit të Rusisë kundër fqinjëve.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.