Hoxhaj dënon sulmin në Münster, ngushëllon familjet e viktimave

07.04.2018 23:25:08

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin në Münster të Gjermanisë që la tre të vdekur dhe disa të lënduar.

Hoxhaj përmes një postimi në Twitter Hoxhaj ka shprehur mbështetjen e popullit të Kosovës për popullin gjerman, qeverinë dhe familjet e viktimave.