Hoxhaj: Do t`i përmbushim kriteret për vizat

16.09.2016 10:34:16

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Austri, ku pritet të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh dhe ligjëratash.

Gjatë pasdites së djeshme, ai ka mbajtur një ligjeratë në Institutin Austriak për Marrëdhënie Ndërkombëtare me temën “Ballkani Perëndimor pas BREX-it: Si Kosova po përballet me paqartësitë e zgjerimit të BE-së” ku kanë marrë pjesë personalitete të rëndësishme austriake, përfshirë edhe diplomatët e njohur, Albert Rohan dhe Ëolfgang Petrisch.

Në ligjeratë, kryediplomati kosovar ka thënë se ndër prioritetet më strategjike për Kosovën është anëtarësimi në BE meqë ky anëtarësim sjell siguri politike për ekzistencën e shtetit të pavarur dhe siguri për zhvillim ekonomik dhe ndryshim shoqëror.

Liberalizimi i vizave është një qëllim madhor për ne, meqë nuk jemi vetëm shteti më i ri në kuptimin politik por edhe shoqëria më e re në aspektin demografik. Gjatë dy dekadave të lirisë dhe të pavarësisë, në Kosovë ka ndodhur një ndryshim i madh social dhe një popull i ri me këto ndryshime duhet ta gëzojë një të drejtë të tillë. Ne do t`i përmbushim në vend të gjitha kriteret dhe shpresojmë shumë që BE do ta marrë vendimin e drejt dhe të shumëpritur” ka thënë ai.

Hoxhaj sot pritet të zhvilloj një takimin me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz ku në agjendë ka bashkëpunimin bilateral e veçmas atë ekonomik.