Hoxhaj i bindur: PDK fiton zgjedhjet kurdo që ato të mbahen

25.03.2017 13:21:49
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj është shprehur i bindur se PDK do t’i fitojë zgjedhjet kurdo që të mbahen.

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në Konventën e tetë të punës të PDK-së ka thënë se në rast se Kosova do të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare PDK do t’i fitonte bindshëm zgjedhjet, raporton “Zeri.info”.

Hoxhaj ka thënë se PDK ka ruajtur unitetin e saj dhe mbetet partia më e madhe politike në vend, me mbështetjen më të madhe elektorale.

“Ne vazhdojmë të mbesim partia më e madhe politike në vend, me shtrirje nacionale dhe me mbështetjen më të madhe elektorale. Ne e kemi ruajtur unitetin e partisë, dhe aktualisht jemi partia më e organizuar shqiptare në rajon. Ndoshta po e them para kohe që nëse ka zgjedhje të parakohshme, por të jeni të bindur se do të fitojmë bindshëm kurdo që mbahen ato”, ka deklaruar Hoxhaj.