Hoxhaj: Pasdite udhëtoj për Munih, do të ndihmoj familjarët e viktimave

23.07.2016 11:46:08

Enver Hoxhaj, ministri i Punëve të Jashtë të Kosovës ka folur për sulmin e djeshëm në Mynih direkt në lajmet e orës 13:00 në Klan Kosova.

Hoxhaj i cili gjendet në Gjermani u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“Janë tri viktima nga Kosovë, ashtu edhe siç kemi deklaruar zyrtarisht. Nuk kam numër tjetër, mjerisht janë tre jeta e të cilëve vlen. Unë gjatë orëve të fundit kam arritur të komunikoj edhe me disa prej anëtareve të familjes të cilët janë të tronditur”.

“Gjendja tashti është e qetë, Konsullata jonë është në kontakt më policinë e Bayernit. Po ashtu Ambasada ka pas kontakte direkte me autoritet e Bayernit. Ndërsa ne jemi në kontakt me familjet për të parë se çfarë mund të ju ndihmojë atyre”.

“Unë besoj se gjatë ditës do të udhëtoj në Mynih, ta shoh në bazë të hapësirë kohore se kur mund të arrij atje”.