Hoxhaj: Po merremi me Serbinë

19.01.2017 18:12:08

Reagimet e fundit nga pala serbe dhe ajo kosovare rreth trenit të kthyer mbrapsht në Serbi, ka acaruar raportet mes dy vendeve.

Intervenimi i forcave speciale të policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, nuk i ka pëlqyer aspak shtetit të Serbisë.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme ka potencuar se që nga e shtuna është duke u merr me gjendjen tensionuese mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministri i Punëve të Jashtme  Enver Hoxhaj ka deklaruar për Gazetën Monitor se MPJ është duke punuar intensivisht me proceset e fundit dhe tensionet me Serbinë.

“Jemi duke punuar intenzivisht si MPJ rreth situatës së krijuar në ngjarjet e fundit. Kjo është më aktuale për momentin dhe me këtë po merremi vazhdimisht”, ka thënë Hoxhaj.