Hoxhaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë Jan Braathu

02.09.2016 12:44:17

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.

Me këtë rast ministri Hoxhaj e ka falënderuar ambasadorin Braathu për angazhimin dhe shërbimin e tij në mbështetjen dhënë Kosovës për pesë vjet të qëndrimit të tij në vendin tonë.

Gjithashtu ministri Hoxhaj uroi ambasadorin Braathu për punë të mbarë dhe mbështetje në kapacitetin e ri si shef i Misionit të OSBE në Kosovë.

 

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Braathu, u dakorduan për një bashkëpunim reciprok dhe koordinim lidhur me ekspertizën e OSBE dhënë institucioneve të Kosovës.