Huliganët serbë përdhosin bustin e Skënderbeut në Gjenevë dhe sulmojnë Haradinajn

14.01.2017 21:07:46

Mërgimtarë në Gjeneve kane njoftuar redaksinë e ATSH dhe se sot në orët e para te mëngjesit rastësisht kanë parë bustin e Skënderbeut të demoluar dhe mbuluar nga balta e bora. Kurse pranë bustit te tij kane gjetur edhe disa  fotografi të copëtuara të Ramush Haradinaj me mbishkrimin “Criminal”, ku ish-kryeministrit i Kosovës shihet me uniforme te UCK-së.

Rasti i këtij sulmit të heroit të  kombëtar Skënderbeut deh Haradinajt ka shokuar dhe eshte denuar nga komuniteti shqiptar ne Gjenevë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”, sulmuesit mund të jenë serbë.

Para nja 10-15 minuta, pasi kemi vërejtur Skënderbeun në këtë gjendje dhe fotografi të Ramushin në tokë te shqyera, pak me lartë kemi dëgjuar persona duke folur më duket serbisht apo rusisht”, citohet një shqiptar nga Presheva Jonë.

Se kjo është vepër e huliganeve serbe, dyshimet i shton dhe më shumë fakti se sulmi kundër Skënderbeut ndodh pasi shqiptarët nga Kosova dhe Presheva i vunë flakën në Gjenevë flamurit serb për shkak arrestimit te Hardianjt në Francë dhe diskriminimit te shqiptareve në Luginën e Preshevës.