Humans of New York: Kjo ishte mënyra jonë, për të mbetur shqiptarë në kohën e Serbisë

03.08.2016 22:17:07

Faqja e njohur në Facebook, Humans of New York, që ka afro 18 milionë ndjekës, ka publikuar një rrëfim të shkurtë të një shqiptari të Kosovës.

Ky projekt, që ka edhe ueb-faqe (kliko: KËTU), nisi në vitin 2010. Qëllimi ishte të fotografohen 10 mijë njujorkezë dhe të krijohej një si katalog i banorëve të qytetit transmeton Telegrafi. Më vonë u zgjerua projekti, me rrëfime për individët, disa nga të cilat u publikuan në dy libra bestsellerë “Humans of New York” dhe “Humans of New York: Stories”

Rrëfimi i shqiptarit të Kosovës u postua pak minuta më parë, por që në start ka nxitur debat.

“Jam rritur në Kosovë. Mbi nëntëdhjetë për qind e popullsisë ishte shqiptare, por Serbia kontrollonte gjithçka. Ata kanë kontrolluar Policinë. Ata kanë kontrolluar Qeverinë. Ata mbyllën kanalin e vetëm televiziv shqiptar. Të gjitha dokumentet dhe shenjat e rrugëve ishin në alfabetin cirilik. Në qoftë se ju do të donit të shkonit në shkollë, ju në fakt do të duhej të bëheshit serb. Do të duhej të flisnit gjuhën e tyre dhe të mësonit historinë e tyre. Pra, të gjithë ne shkuan në shkolla në shtëpi private. Shkolla ime kishte vetëm katër dhoma. Kjo ishte mënyra jonë për të mbetur shqiptarë”, ka thënë ai.

Ky shqiptar është nga Prizreni, dhe quhet Faton Hoxha.