Humb jetën në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti i Manchester United

10.02.2018 12:42:46

Futbollisti irlandez, Liam Miller ka humbur jetën në moshën 36-vjeçare, pasi vuante nga kanceri në pankreas. Miller ka luajtur për skuadra si Celtic, QPR, Sunderland, Leeds dhe Rangers.

Kulmin e karrierës Miller e ariti kur luajti me Manchester Unitedin, në periudhën 2004-2006, ndonëse u aktivizua në vetëm 9 takime. Ai ka luajtur 21 takime edhe me kombëtaren irlandeze, ndërsa karrierën e mbylli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.