Humb jetën në Radhimë turisti italian

14.08.2016 10:24:15

Njjë shtetas i huaj ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në një hotel të Radhimës, në Vlorë. Burime policore lokale bëjnë të ditur se i ndjeri është identifikuar si shtetas italian, nga qyteti i Barit, me inicialet N.M.

Sipas burimeve, 57-vjeçari po kalonte pushimet në një hotel të lokalitetit turistik bashkë me një grua, e identifikuar edhe ajo me iniciale, M.F.

Paraprakisht dyshohet që vdekja të jetë shkaktuar nga ifarkti, pasi shoqëruesja e tij ka qenë e pranishme në momentin kur 57-vjeçari ka ndërruar jetë, transmeton TCH.    Gjithësesi, agjentët e policisë që ndodhen në vendin e ngjarjes po kryejnë të gjitha veprimet proceduriale, shtojnë më tej burimet.