Humb jetën një banor i Sopotit nga zjarri

08.01.2017 12:57:30

Zh.P (58) nga fshati Sopot në Shën Nikollë vdiq nga zjarri i cili ka shpërthyer në një hapësirë ndihmëse në oborrin e shtëpisë së tij.

MPB infromon se zjarri ka shpërthyer dje rreth orës 9:30. Gjatë shuarjes së zjarrit nga ana e banorëve lokal është gjetur i vdekur pronari.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi nga stacioni policorë në Shën Nikollë, ndërsa vdekja është konstatuar nga ana e mjekut, si pasojë e karbonizimit pa shenja të dhunës. Trupi i të vdekurit është dorëzuar familjes për varrim.