Shqipëri/ Humb në pyllin e Llogarasë turistja çeke

06.05.2018 23:04:25

Një turiste çeke ka telefonuar në Policinë e Shtetit, duke njoftuar se ka humbur rrugën teksa ka dalë për një shëtitje në fushën e sportit në Llogara.

Menjëherë kanë nisur kërkimet për shtetasen Adelhat Wolper nga Policia e Vlorës dhe zjarrëfikësit, por ende pas 5 orësh nuk ka asnjë shenjë nga 45-vjeçarja.

Ndërkohë që vijojnë kërkimet për pyllin e Llogarasë, në terren kanë shkuar për të koordinuar operacionin dhe vetë Drejtori i Policisë së Vlorës.