Humbet Bosnja, Italia pa presion ndaj Shqipërisë

07.10.2017 23:22:23

Humbja e Bosnje Hercegovinës në shtëpi ndaj Belgjikës hap skenare të reja përsa i përket

skuadrave që do të luajnë në playofin e eleminatoreve të kampionatit botëror për të vendosur emrin në eventin e Rusisë. Sipas rregullores kualifikohen direkt për në botërorin e 2018 të parat e 9 grupeve në zonën europiane, ndërkohë që e dyta më e dobët skualifikohet direkt.

Kështu me humbjen e Bosnje Hercegovinës e dyta më e dobët pritet të dalë pikërisht nga grupi H ku bëjnë pjesë ballkanasit ose njëra nga grupet D, F, I, pasi për momentin Uellsi, Skocia dhe Kroacia janë me 11 pikë të grumbulluara cka bëjnë që Italia të jetë larg diskutimit për një skualifikim.

Në këtë aspekt sfida e të hënës në Loro Borici mer tjetër ngjyrim, pasi të kaltërve nuk i nevoitet domosdoshmërisht fitorja, cka do të thotë që përballë kuqezinjve të Panucit mund të jetë një kundërshtar më i relaksuar.

Një rival i tillë në sfidën e fundit në grup është një avantazh, kjo jo sepse Shqipëria është në garë për ndonjë objektiv, por një ndeshje me Italinë është pritur prej një jete të tërë nga tifozët shqiptar, dhe vlen shumë në aspektin psikologjik por edhe për kënaqësi personale për të gjithë ata që në kampionatet botërore dhe europiane bëjnë tifo për të kaltërit. Gjithashtu mbetet një sfidë e vecantë edhe për ata futbollistë të kombëtares që luajnë në serinë A, për të treguar vlerat e tyre përpara se të rikthehen në Itali për të mbrojtur ngjyrat e skuadrave ku aktivizohen. /supersport.al/