Hummels dhe Boateng udhëtojnë për Madrid (Foto)

17.04.2017 12:07:44

Skuadra e Bayern Munichut është nisur drejt Madridit, ku nesër do të luaj ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Trajneri Carlo Ancelotti ka marrë me vete në Madrid edhe Jerome Boateng dhe Mats Hummels, të cilët kanë qenë të lënduar dhe nuk kanë luajtur në ndeshjen e fundit.

Por, siç duket ata janë rikuperuar, pasi trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur t’i marrë me vete në Madrid.

Sot do ta kenë stërvitjen e fundit në Bernabeu, ku do të shihet nëse janë gati për të luajtur. /Express/