“Hyp se te vrava, zbrit se të mbyta”

10.01.2020 13:00:43
Nga:Hysni Gashi
Ne qeverisjen e PAN-it kritikonin kryeministrin z.Haradinajn pse ndante pushtet partive me shumë sesa i kishte dhenë sovrani, me shumë ministra sesa deputet. Ndërsa sot kritikojnë kryetarin e LW z.Kurtin pse nuk formon qeverinë dhe ndan pushtet LDK-së me shumë sesa i ka dhenë sovrani. Pra nuk kritikojnë z.Mustafa që bllokon formimin e institucioneve duke kërkuar pushtet me shumë sesa i ka dhenë sovrani,por kritikojnë z.Kurti pse nuk ndan pushtet përtej besimit të sovranit. Pra kryeministrin ne dorëheqje e kritikonin pse ndan pushtet partive përtej besimit të sovranit. Ndërsa kryeministrit që ka vendos sovrani kritikohet pse nuk ndan pushtet partisë përtej besimit të sovranit. Me ç’rast edhe unë e kam kritikuar qeverinë e PANI-t dhe kryeministrin e saj z.Hradinajn edhe se isha votues i saj,sepse përkundër premtimeve për një qeveri me numër me të vogël ne raport me numrin e qytetarëve ja kishte kaluar edhe asaj të Kinës. Por sot asesi dhe ne asnjë mënyrë nuk kritikoj parti ne ketë rast as LW që zvogëlon numrin e qeverise dhe të jam pro rritjes se saj siç kërkon kryeri i LDK-së z.Mustafa me shumë ministra e pushtet sesa i ka dhenë sovrani. ”Prandaj hyp se të vrava zbrit se të mbyta”!