Hysaj në dyshim ndaj Interit

02.12.2016 10:38:53

Interi dhe Napoli do të masin forcat mbrëmjen e sotme në “San Paolo” në një takim mjaft delikat për vazhdimin më tej në Serie A për të dyja skuadrat.

Në këtë sfidë, Napoli rrezikon të luajë pa një prej lojtarëve më të mirë të saj, shqiptarin Elseid Hysaj, i cili ka mbetur i dëmtuar që në takimin e fundit në kampionat ndaj Sassuolos. Pavarësisht se po përkushtohet që të jetë i gatshëm për sfidën me zikaltërit është në dyshim për t’u aktivizuar nga Sarri në ndeshjen e kësaj të premteje.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i lojtarit, Mario Giuffredi, i cili për një radio italiane bëri të ditur se goditja e marrë në ndeshjen me Sasuolon ishte e ashpër dhe koha e riaftësimit është e pamjaftueshme, ndaj vështirë se mund t’ja dalë mbanë për të qenë në fushë nga minuta e parë.