Hyseni dhe gjenerali amerikan bisedojnë për sigurinë në Kosovë

10.01.2017 13:15:46

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim të veçantë, gjenerallejtënant, Mark Shchwartz, shef i komandës amerikane për operacione speciale në Evropë.

Gjatë këtij takimi ministri Hyseni dhe gjenerali Shchwartz trajtuan aspekte të ndryshme të gjendjes së sigurisë në Kosovë.

Gjenerali Shchwartz vlerësoi të arriturat e MPB-së dhe Policisë së Kosovës në fushën e rendit dhe ligjit.

Ndërsa ministri Hyseni falënderoi SHBA-të për përkrahjen që i jep Kosovës në këtë fushë.

Në mënyrë të veçantë u diskutua programe të ndryshe të trajnimit të institucioneve të sigurisë në Kosovë.