Hyseni: Situatën e kanë ngatërruar Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese

10.08.2017 18:37:00

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni ka thënë se është për keqardhje që ende nuk është bërë konstituimi i përbërjes së Kuvendit.

“Na kanë ngatërruar keq ata që s’do duhej ta bënin”.

“Na kanë ngatërruar Kushtetuta dhe gjykata Kushtetuese që ka brenda anomali dhe gabime që do vazhdojnë të gjenerojnë probleme”, ka thënë Hyseni, njofton Klan Kosova.

Sipas Hysenit me vendimin e vitit 2014 nga Gjykata Kushtetuese, situata në rastet e krijimit të institucioneve është ngatërruar edhe më keq.

“Janë dy mënyra, ose ndonjë marrëveshje të gjendet që është në interesin e vendit dhe në bazë të marrëveshjes të largohen edhe ngatërresat”.

“Nëse kjo nuk funksionin duhet të respektohen procedurat e Kuvendit që bën ligjet prandaj Kuvendi nuk funksionon me interpretimet që mund edhe të ngatërrojnë”, ka vazhduar ai në Info Magazine.

Sa i përket emrit të Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, Hyseni thotë se kjo është çështje anësore.

“Kuvendi është në seancën e funksionalizmit dhe kjo është një seancë që s’duhet të ndërpritet dhe është kryer mandatimi i deputetëve dhe kuvendi ka hyrë në procesin zgjedhor që nuk ndërpritet”.

“Kur fillon zgjedhja e presidentit, kryetarit të kuvendit nuk ka debat dhe ndërhyrje, ka propozim dhe votim””, ka shtuar ai.