Hysni Gucati dërgohet në Hagë

25.09.2020 16:01:00

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së është nisur për në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur Metush Kryeziu nga kjo organizatë.

Ai tha se për këtë lajm janë njoftuar nga familjarët e Gucatit.

Ndërsa tha se si OVL UÇK nuk kanë bërë thirrje për t’u tubuar veteranët sepse përndryshe do të ishte bllokuar dhe do ishte rënduar situata.

“Iu bëjmë thirrjeve institucioneve tona të reagojnë dhe mos të rendohet situata”, tha ai.