I armatosuri me thikë në Bruksel mban 15 pengje (foto)

18.10.2016 21:27:30

Një person i armatosur ka mbajtur peng rreth 15 persona në një supermarket në Forest, në periferi të Brukselit, tha policia.

Një dëshmitar okular i  tha VRT, një kanal televiziv lokal se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, në supermarket “Kerfur”, duke pretenduar se autori mbante një thikë, transmeton lajmi.net.

Mediat lokale thonë se kjo nuk ishte një akt terrorist, por ata dyshojnë në grabitje, ndërsa bota dridhet në pritje të informacionit të ri.

Sipas informatave të konfirmuara zyrtarisht për mediat e huaja, policia ka kapur rrëmbyesit e supermarketit brenda pak minutash.

Edhe pse nuk ka pasur indikacione se incidenti ishte i lidhur me terrorizëm, policia dhe banorët e Brukselit janë në vëzhgim për incidente të mundshme në vende publike, pas sulmit në aeroport dhe në stacionin hekurudhor në Bruksel, në mars të këtij viti. /Lajmi.net/

bukra1 bukra2