I arrestohen një grumbull zyrtarësh, ministria e Infrastrukturës nuk di asgjë

05.07.2019 17:31:44

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion masiv në Ministrinë e Infrastrukturës.

Sipas asaj që është po raportohet janë arrestuar një numër i madh i zyrtarëve të kësaj ministrie për çështjen e patentë shoferëve.

Aksionin e Policisë, pa dhënë detaje shtesë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ndërkohë, ka kontaktuar me zëvendësministrin e kësaj ministrie, Rexhep Kadriu i cili është shprehur se nuk është në dijeni rreth këtij aksioni dhe e ka marrë vesh nga mediet.

Në anën tjetër, këshilltari i ministrit të infrastrukturës, Argjend Zejnaj ka qenë i paqasshëm në telefon.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe zëvendësministri Rexhep Kadriu kanë qenë prezent në fillimin e punimeve në rrugën Verbicë e Zhegocit – Sllovi, që e lidhë Gjilanin dhe Lipjanin, në një gjatësi pre 7.6 kilometra me kosto prej 1.3 milionë euro.