I biri i Hamëz Jasharit, Bekimi betohet për ta udhëhequr Skenderajn (Video)

11.12.2017 13:40:34

Sot Kuvendi Komunal i Skenderajit ka mbajtur seancën inauguruese për kryetarin e sapozgjedhur të Komunës.

Bekim Jashari, sot është betuar si kryetar i ri i Skenderajit, pasi fitoj në zgjedhjet e fundit si kandidat i pavarur.

Por gjatë kohës kur Jashari bëhej gati për të dhën betimin e tij para anëtarëve të Kuvendit, dikush e ka uruar atë duke i dhuruar një buqet me lule dhe një plis të bardhë, shkruan Magazina.al

Ky gjestë mjaft i vecantë që nuk është parë në komunat tjera të Kosovës, është përciellur me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit në sallën e Kuvendit Komunal.