I dehur gjuan me armë, policia arreston tre persona në Viti

03.07.2020 09:09:15

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre persona në Viti.

Të njëjtit nën ndikim të alkoolit, pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Nga policia arma është konfiskuar. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt