I dënuar me 18 vjet burg për vrasje, ekstradohet nga Greqia shqiptari i rrezikshëm

04.11.2019 11:24:36

Një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje është ekstraduar nga Greqia. Bëhet fjalë për shtetasin Kudret Shametaj, 55 vjeç, ekstradimi i të cilit u realizuar nga nga specialistët e Interpol Tirana.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.