I dënuari me 18 muaj burgim Agim Shahini flet lirshëm në debate televizive (Foto)

13.02.2017 23:15:32
Edhe pse i dënuar me 18 muaj burgim, drejtori i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini përveç se nuk po e vuan dënimin ai lirshëm flet nëpër emisione televizive për zhvillimin ekonomik.
Shahini është shfaqur sonte në një emision të Televizionit Publik të Kosovës, ku ka folur rreth rolit të  statistikave në zhvillimin e një vendi.

“Ne nuk e dimë nëse jemi shteti më i varfër ose shteti me zhvillim më të madh ekonomik, na mungon numri i statistikave”, ka thënë Shahini.

Sipas aktygjikimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë Shahini dhe  vëllai i tij e kanë dëmtuar qëllimshëm bankën TEB në Vushtrri në vlerë prej 250 mijë eurosh.

1654126_10158244537595301_677039113_n