I dua ata që bëjn për vendin dhe shtetin e tyre, pa dallim nacionaliteti

22.02.2019 20:12:26

Nese thuhët, lexojm, bindemi dhe po besojm se dashuria nuk njeh moshë as ngjyrë racash ndër njerëzore, kryesisht tek të rinjët sot, atëhere unë thëm se, i dua gjithë ata të cilët bëjn për vendin dhe shtetin e tyre, pa dallim moshe, besimi, race a nacionaliteti…

Ndoshta në rini qenka ajo përparësi derisa në moshë apo në pleqësi qenka kjo e pjekura mrekulli që ta duash atë i cili bënë per vendin e tij pa dallim i vjetër apo i ri.

Nuk do ndihësha mirë nëse fëmijt e mij nuk do ta duan dhe të bëjn për vendin e tij poafersisht aq sa unë e dua dhe bëj per vendin tim. Mos të harrojm, se fëmijt tonë vendlindje kanë vendet e dyta apo të treta gjithëandej globit ku po lindin, rritën e jetojn. Pra ti edukojm ata ashtu që ta duan vendlindjën e tyre dhë të bëjn për shtetet ku jetojn e punojn dhe njëkohësisht, ta duan dhe në gjitha format të lidhën më atdheun nga erdhi gjaku, fara e tyre.

Kjo është bota e civilizimit sot e cila më kontraste mentalitetësh, gjuhësh e kulturash do të zhvillohët për jetë e mot. Mos urrej tjetrin i cili e don vendin dhe gjithë çfarë është e veta po aq sa ti don vlerat tua në kontrast më tjerët…

Planeti, globi ynë, ka qenë gjithëherë por tani do të njihët e trajtohët më shumë e më mirë si pasuri e të gjithëve dhe të gjithë të bëjm për një mirëqenjë globale.

Luzern 22.02.2019

Xun Çetta