I ftohti polar rikthehet sërish në vikend, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët italianë

13.01.2017 18:40:48

I ftohti polar në Evropë dhe në rajon pritet të rikthehet sërish gjatë ditës së shtunë dhe të dielë. Instituti meteorologjik italian, ka paralajmëruar se fundjava do të përfshihet nga i ftohti Artik, ku temperaturat pritet të zbresin sërish disa gradë nën zero.

Sipas ilmeto.it gjatë ditës së shtunë pritet një mot i kthjellët por mjaft i ftohtë, ndërsa në zona si Korsika Sardenja, Torskana dhe L:azio, gjatë mbrëmjes pritet të ketë reshje dëborë.

Ndërkohë që dita e dielë moti do të përkeqësohet dhe reshjet e borës do të bien në të gjithë Italinë.

Autoritet njoftojnë gjithashtu që për shkak të erërave të forta, Adriatiku do të jetë i përshirë nga dallgë të forta, çka supozohet që të vërë në vështirësi lundrimin e anijeve që përshkojnë linjën Shqipëri-Itali.