I gjurmonin në rrjetet sociale, e dinin kur…”/ Shpartallohet banda shqiptare që grabiste shtëpitë e futbollistëve

18.10.2019 13:09:46

Forcat e rendit në Spanjë arritën t`i japin një goditje të fortë bandës që vidhte shtëpitë e futbollistëve gjatë ndeshjeve. Burime policore tregojnë se një sërë lojtarësh të profilit të lartë gjurmoheshin nga grabitësit në rrjetet sociale, ku duke ndjekur aktivitetin e tyre, grupi kriminal e dinte se kur të “hidhej në sulm”.

Në shënjestër të hajdutëve kanë qenë futbollistë me emër si mesfushori i Atletico Madrid, Thomas Partey, sulmuesi Alvaro Morata, apo edhe trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane.

Efektivët prangosën katër shtetas shqiptarë gjatë një operacioni në Madrid dhe qytetin e afërt të Toledos, pasi gjetën stoli të shtrenjta dhe 11,000 € para kesh, të cilat besohet se u përkisnin lojtarëve dhe familjeve të tyre.

Autoritetet spanjolle besojnë se banda ka vjedhur gjithashtu edhe shtëpinë e lojtarit brazilian të Real Madrid, Casemiro, në kohën kur ai ishte duke luajtur në derbin kundër Atletico Madrid në shtator.