I humb unaza në plazh, e gjen falë “Facebook”-ut (Foto)

21.07.2018 12:48:09

Kur Ann Busch dhe dy vajzat e saj Lola dhe Maisie filluan të bënin vrima në rërë për të ndërtuar kështjella, kurrë nuk do ta kishin imagjinuar gjetjen e një thesari të vërtetë: një unazë martese. Kjo ndodhi në Portsalon, në Irlandë. Ann mendoi se gjetja e të zotit/zonjës së saj do të ishte pothuajse e pamundur. Por vendosi të provojë të kërkojë dhe të bëjë një apel në Facebook. Nga ana tjetër, kishte një gjurmë të vogël: një gdhendje me Maria dhe një datë të shkruar mbi të. Pas pak ditësh, postimi arriti tek pronari, i cili menjëherë hyri në kontakt me gruan: së shpejti ai mund të merrte përsëri unazën e tij.

Më 29 qershor, në të njëjtin plazh ishte Gary Crossan. “Unë shkova të notoj dhe kur u ktheva, kuptova se unaza ime ishte zhdukur”, tha ai. Ai shtoi se e kishte kërkuar atë në çdo mënyrë, por pa sukses. Pas një muaji, ai kishte humbur shpresat për ta gjetur atë përsëri dhe në vend të kësaj, nëpërmjet vjehrrit të tij, mësoi për postimin e publikuar nga Ann. “Unë menjëherë kontaktova me të, unë isha i vetmi që mund të dija datën e saktë të gdhendjes, – shpjegoi ai. – Gruaja ime dhe unë jemi martuar prej pothuajse pesëmbëdhjetë vjetësh dhe unaza është me vlerë të madhe sentimentale”. “Ishte e bukur të takoje  pronarin dhe për t’i dorëzuar unazën”, i tha Ann, CNN me entuziazëm. Gruaja së shpejti do ta dërgojë unazën tek pronari i saj i ligjshëm.