I jepet lamtumira e fundit humanistit Faik Krasniqi

I jepet lamtumira e fundit humanistit Faik Krasniqi

24.10.2020 23:26:16

Në varrezat e fshatit Begaj në Vushtrri sot, (e shtunë), i është dhënë lamtumira e fundit humanistit Faik Krasniqi.

Krasniqi ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.

Ai njihej për punët e tij humanitare, duke ndihmuar qytetarët dhe pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare në periudha të rënda që ka kaluar vendi.

Krasniqi në periudhën e paraluftës kishte në pronësi mullirin e tij dhe aty po ashtu dha ndihmat të cilat vazhduan edhe në periudhën e luftës, ku policia serbe ushtroi dhunë fizike ndaj të ndjerit.

Qytetarët e Vushtrrisë me rrethinë e kujtojnë si një njeri shumë fisnik.