I jepet lamtumira e fundit sportistit Sali Gërqina

02.07.2017 21:17:41

Me nderime të larta u varros kërcyesi Sali Gërqina, i cili humbi jetën gjashtë ditë më parë në lumin Drini i Bardhë.

Lamtumirën e fundit, përveç familjarëve, ia dhanë edhe bashkëpunëtorët dhe qytetarë të shumtë. Para ceremonisë së varrimit, Komuna e Gjakovës organizoi mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e tij.

Nënkryetari i Komunës, Armend Vokshi, e vlerësoi lart kontributin e tij dhënë sportit. Të pranishëm ishin edhe bashkëveprimtarët e tij të cilët mes dhimbjes evokuan kujtime për të ndjerin. Pas disa ditë kërkimesh, dje është gjetur trupi i pajetë i kërcyesit Sali Gërqina, i cili kërceu në ujërat e lumit më 27 qershor. Ai ishte kampion i shumëfishtë e kërcimeve në ujë.