“I kam thënë Merkelit, nuk u besohet grekëve”/ Erdogan nis kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdhe

09.08.2020 10:06:54

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka rinisur shpimet në ujërat e kontestuar në lindje të Detit Mesdhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit mes Greqisë dhe Egjiptit që e shpallën zonë ekskluzive ekonomike.

Greqia e Turqia me dekada tani kanë mospajtime rreth kufijve ujor në Mesdhe, e tani me zbulimin e burimeve të gazit natyror dhe planet për shpimin në Mesdheun lindor kanë përkeqësuar marrëdhëniet edhe më tej.

Erdogan e quajti marrëveshjen mes Egjiptit dhe Turqisë të “pavlerë” dhe njoftoi se do të vazhdojë hulumtimin dhe shpimin e kontestuar për naftë dhe gaz në Detin Mesdhe.

Presidenti turk Erdogan ka thënë se Turqia ndërpreu kërkimin në ujërat e kontestuar pas lutjes së Kancelares gjermane Angela Merkel, atëherë kur përfaqësuesit turq, grek dhe gjermanë nisën bisedime në përpjekje për të zgjidhur mospajtimet mes Greqisë e Turqisë.

Qetësia tani mori fund pas marrëveshjes mes Egjiptit dhe Greqisë. Erdogan njoftoi se ka dërguar anijen kërkuese Barbaros Hayrettin drejt bregut perëndimor të Qipros ku do të vazhdojë kërkimet.