I mbeti ushqimi në fyt, fëmija 5 vjeç ndërron jetë në spital (Foto)

06.02.2017 16:46:33

Një fëmijë 5-vjeç të cilit besohet t’i është zënë fryma derisa po hante ushqimin, gjatë një pushimi në shkollë, është identifikuar nga policia britanike.

Siç shkruajnë mediat e huaja, pas kësaj, mjekët ishin thirrur në shkollë, por më vonë Theodore Silvester, pasi ishte dërguar në spital, ishte deklaruar i vdekur.

Fillimisht ishin mësuesit ata që tentuan të ndihmonin vogëlushin, dhe më tej edhe mjekët, por ushqimi i kaluar keq i bllokoi frymën dhe i mori jetën.

Një ekzaminim pas vdekjes pritet të bëhet, por vdekja nuk është duke u trajtuar si të dyshimtë.

Të shtunën, mësuesi kreu Gareth May ka thënë se i tërë komuniteti i shkollës ishte “thellësisht i pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike”.