I MENÇURI MËSON NGA GABIMET E TJERËVE, KURSE BUDALLAIT I SHKON JETA DUKE BËRE PROVA!

17.09.2019 15:06:32

Nga: Ahmet Asani

Tregimi mbi shetitjen e Diogjenit me fener ne dorë ne pikë të ditës, për të gjetur një njeri, flet për faktin se shumica e njerëzve nuk i shohin gjërat ashti si janë, por i shohin ashtu si kanë dëshire ata ti shohin! E disa njerëz më së paku e shohin vetveten! Shembull disa që nuk kanê aftësi ta menaxhojnë as edhe ekonominë e nje fshati, mendojnë se janë te aftë të qeverisin me një qytet, kryeqytet apo edhe nje shtet! Jo narcisa, por kera tipa janë përtej narcisave! Nuk është habi pse njerëzit e shohin veten ashtu si kanë deshirë ta shohin, por habi është me masën e cila manipulohet lehte dhe sillet si bretkosat e hipnotizuara para gjarpërrit! Vetinë e hipnotizimit kolektiv e kishin Hitleri dhe Millosheviqi! Gjermanet edhe pse jane popull mjaft inteligjent e punëtor, e kuptuan vone se kishin qenë gabim, si thote populli: ” kur e kuptuan, u bonë me honger bythen e vet, por ishte tepër vonê”! Nejse, gjermanët po mundohen këtë turp historik ta mbulojnë me punë, me kerkimfalje dhe duke ndihmuar e strehuar miliona njerëz, kurse “vëllezerit serb” të Adem Demaçit nuk është punë ta kuptojnë se ishin dhe janë gabim! Nuk e kam hallin e serbëve sa të disa shqiptarëve, qe e kanë bërë kryet qykë, që me çdo kusht ta bëjnë edhe një Enver Hoxhë!? Fjala e urtë popullore thotë: ” I mençuri mëson nga gabimet e tjerëve, kurse budallait i shkon jeta duke bërë prova!