I mituri humb të motrën në protestë, pronari i lokalit apel në media: Alesio është me ne!

11.05.2019 23:05:54

Një djalë i mitur ka humbur të motrën ndërsa po kalonte në zonën para parlamentit kohë kur mbështetësit e opozitës po protestonin.

Në një apel të lëshuar në media, pronari i një bari pranë Komunitetit Musliman ka lajmëruar familjarët se i mituri është me ta.

“Alesio është me ne. Ka humbur motrën Ania ndërsa po kalonte këtu. Familjarët të mos shqetësohen, ne i presim këtu”.