I mituri nga Podujeva kapet me llojit marihuanë, 38 gramë.  

26.09.2017 10:06:10

Është arrestuar në Podujevë një i mitur pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 38 gramë.

Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar QPS-ja, dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Hakif Zejnullahu’ pasditen e djeshme.