‘I pashëndetshëm’ është ajri edhe sot në Prishtinë (Foto)

06.12.2016 09:57:39

Kualiteti i ajrit në Prishtinë, sot në mëngjes, ka kaluar përsëri tek vija e kuqe, që është sinjalizues i ndotjes alarmante.

I rrezikshëm për shëndetin e banorëve të Prishtinës, del të jetë në vazhdimësi ajri në gjithë hapësirën e kryeqytetit, ndërkohë që në 48 orët e fundit sinjalizimi në të kuqen tregon se kualiteti i ajrit është jashtë të gjitha normave normale për një vend të banuar nga njerëzit.

I pashëndetshëm – ky është përkufizimi final që tregon për ndotjen e ajrit në Prishtinë, në mëngjesin e sotëm, nga matësi i vënë nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë.

“Çdokush mund të përjetojë efekte në shëndet: anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më serioze në shëndet. Fëmijët aktivë dhe të rriturit, njerëzit me probleme me frymëmarrje si astma duhet t’i shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë: çdokush e sidomos fëmijët duhet ti shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë”, ky është paralajmërimi që jepet për pasojat që sjell ky nivel i ndotjes, të cilin qytetarët e Prishtinës janë duke e jetuar edhe në mëngjesin e kësaj të marte.

air