I pasuri i Malishevës –Fatmir Limaj me tokë në vlerë gjysmë milioni e shtëpi prej 250 mijë eurosh

04.09.2019 10:39:12

Fatmir Limaj do të jetë kandidat për kryeministër nga koalicioni AKR-Nisma.

Para se të jepte dorëheqje kryeministri Haradinaj, Limaj mbante postin e zëvendësit të tij në Qeveri.

E gjatë kohës që ai mbante atë funksion, Limaj kishte deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ajo që bije në sy, është toka në vlerë të madhe  që ka Limaj. Mbi 13 hektarë tokë, ai i ka caktuar vlerë prej gjysmë milioni.

Një shtëpi banimi e Limajt, kap vlerën e 250 mijë eurove.

Përveç shtëpisë, ai ka edhe një banesë në vlerë prej 68 mijë eurosh.

Limaj ka edhe një veturë luksoze, tip BMW në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Deklarimin e plotë të pasurisë së Limajt mund ta lexoni duke klikuar këtu.