I prekur nga Covid/ Si paraqitet gjendja e Imzot George Frendo

13.11.2020 17:55:46

Arqipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo ka rezultuar pozitiv me Covid një ditë më parë.

Informacionet që vijnë nga mjekët e spitalit të Miuli-t “Acquaviva delle Fonti”, në Bari, thonë se gjendja e Imzot Frendos paraqitet e moderuar dhe e qëndrueshme.

I mbërritur në repartin Covid të Spitalit, Imzot Frendo i është nënshtruar një terapie të përshkruar nga mjekët. Deri më tani, përgjigjja e Imzot Frendos, ndaj kësaj terapie është mjaft pozitive.

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë njofton se Arqipeshkvi George Frendo është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

KISH thotë se mjekët e spitalit të Miuli-t, Bari raportojnë se Imzot Frendo ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe të moderuar.

Sipas njoftimit, George Frendo po i nënshtrohet një terapie të cilës po i përgjigjet pozitivisht. Ai është dërguar me avion ng Forcat Ajrore të Italisë mbrëmjen e djeshme dhe ndodhej brenda një kapsule.