I riu kërcënon me jetë mjekun sepse nuk pranoi t’i bënte serum

06.08.2016 13:51:53

Pacienti shkon me urgjencë në spital dhe kërkon t’i bëjnë një serum se nuk ndihej mirë, por bluzat e bardha nuk pranuan pa i sjellë më parë një rekomandim nga mjeku i familjes.

Spitali Rajonal Korçë Debati për këtë shkak mes mjekut dhe pacientit i ka kushtuar këtij të fundit procedimin për “kanosje për shkak të detyrës”.

Sipas të dhënave të Policisë, një 26­ vjeçar nga fshati Gostivisht i rrethit të Kolonjës ka kërcënuar mjekun e përgjithshëm të spitalit rajonal të Ersekës me pretendimin se ai nuk i ka ofruar shërbimin e kërkuar mjekësor.

Sipas të dhënave, 26­vjeçari me inicialet E.R. ka shkuar në spital, ku ka komunikuar me mjekun, duke e vënë në dijeni këtë të fundit se nuk ndihej mirë dhe se donte të bënte një serum.

Pasi i është nënshtruar vizitës, mjeku patolog F.L., 68 vjeç, i ka komunikuar pacientit se të gjitha parametrat e tij ishin në rregull dhe bërja e një serumi nuk ishte e nevojshme. Por i riu ka këmbëngulur me insistim që të marrë serum, pavarësisht shpjegimeve të mjekut.

Ai ka nisur ta akuzojë mjekun për neglizhencë dhe se nuk po kryente detyrën siç duhej për t’i bërë një serum.

Debati mes tyre ka vijuar deri sa mjeku i ka kërkuar 26­vjeçarit që të shkojë më parë te mjeku i familjes që të marrë një rekomandim të veçantë për të bërë serumin.

Por kjo kërkesë e tij e ka acaruar akoma dhe më shumë të riun, i cili ka nisur të bërtasë dhe të kërcënojë mjekun deri edhe me jetë. Sipas burimeve në këtë spital, pacienti i acaruar i është vërsulur atij me një sërë sharjesh e ofendimesh duke arritur deri në kërcënime verbale.

Ndërkaq, i shqetësuar nga ky rast, mjeku ka kërkuar ndërhyrjen e policisë ku ka ngritur edhe denoncimin përkatës ndaj pacientit.

Sipas deklaratave të vetë mjekut, por edhe dëshmitarëve të tjerë, pacienti nuk ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike apo elementeve të tjera.

Ndërkaq, Policia në një njoftim të saj bëri të ditur se “filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.R., 26 vjeç, banues në fshatin Gostivis ht, rrethi Kolonjë, pasi ky shtetas në Spitalin e Kolonjës dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me fjalë për shkak të detyrës shtetasin F.L., 68 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë mjek patolog në këtë spital).