I riu shqiptar gjendet i pajetë nga prindërit në dhomën e tij

06.10.2019 16:26:17

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali në rrethana misterioze. Mediat italiane bëjnë me dije se 24-vjeçari shqiptar Aldo Cala është gjetur i vdekur nga prindërit në dhomën e tij.

Prindërit e 24-vjeçarit kanë dhënë dëshminë e tyre në Polici ka kanë treguar se djali i tyre kishte kaluar mbrëmjen me shokët dhe ishte kthyer vonë, por në mëngjes ishte gjetur i vdekur. Ai nuk ishte zgjuar në mëngjes dhe kjo kishte ngjallur dyshime tek prindërit, të cilët kishin pritur pasditen për të shkuar në dhomën e të riut për të parë pse ai nuk kishte lëvizur nga dhoma. Por në momentin që ishin afruar tek ai kishin vënë re që ai kishte gjetur vdekjen.

Ata menjëherë kishin thirrur ambulancën, por gjithçka ishte e kotë, pasi 24-vjeçari kishte kohë që kishte ndërruar jetë.