I treguam Ramushit se marrëveshjet nuk mund të kalojnë pa miratimin e...

I treguam Ramushit se marrëveshjet nuk mund të kalojnë pa miratimin e shumicës shqiptare, tha Hoti

04.10.2017 12:43:49

Seanca për “Shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, gjatë ditës së djeshme u ndërpre pasi që, meqë LDK nuk votoi fare për këtë marrëveshje, ndërkohë që për ta kaluar atë nevojiten 2/3 e votave.

E lidhur me këtë çështje në vazhdimin e sotëm të seancës plenare ka folur shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti.

Ai është shprehur se këtë veprim LDK’ja e ka bërë për t’i treguar siç thotë ai Qeverisë, se ligjet e marrëveshjet në Kuvend nuk do të mund të kalojnë pa e marrë miratimin e shumicës shqiptare.

“Ne dje i kemi tregu qeverisë për mos votim se kjo marrëveshje e tillë nuk mund të kalojë pa miratimin e shumicës shqiptare. Kjo marrëveshje është e rëndësisë nacionale. Ne nuk do të lejojmë që kjo marrëveshje mos të mos kaloj” ka thënë ai.

E ndërkohë mocioni për diskutim të marrëveshjes financiare për IPA  ndërmjet  Kosovës dhe Bashkimit Evropian është votuar me 93 vota për, asnjë kundër, asnjë abstemim.