I vërsulet me thikë policit amerikan, qëllohet për vdekje – shpërthejnë protesta të dhunshme

14.09.2020 20:39:35

Kanë shpërthyer protesta të dhunshme nëpër rrugët e Lancaster në Pennsylvania të SHBA—ve, duke kërkuar “drejtësi” për burrin që u qëllua për vdekje nga policia derisa u ishte vërsulur me një thikë.

Kamera e vendosur në uniformën e zyrtarit policor, shfaq Ricardo Munozin, 27-vjeç me një thikë në dorë, me të cilën i vërsulet policit që i ishte përgjigjur një telefonate për dhunë në familje.

Protestuesit marshuan nga vendi i ngjarjes e deri në departamentin e policisë së Lancaster, duke hedhur tulla dhe thyer dritaret e stacionit dhe të veturave zyrtare.

Pasi që protestuesit iu afruan stacionit policor, nga ta është kërkuar të largohen duke i paralajmëruar se nëse nuk i binden urdhrave të policisë do të përdoren gaz lotsjellës dhe topa uji.