I vetëvrari në burgun e Rrogozhinës, u arrestua për pak kanabis

03.01.2017 22:30:05
Të tjera detaje janë zbuluar për të riun që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës mbrëmjen e sotme.
22-vjeçari Estref Halili ishte arrestuar nga policia më 23 dhjetor 2016 në fshatin Kolonjë të Lushnjes pasi në makinë iu gjet një dozë e vogël kanabisi dhe një thikë. Më pas, më 26 dhjetor ai u transferua në burgun e Rrogozhinës.

Ai u gjet sot në tualetin e burgut të Rrogozhinës i varur me xhaketë në dritare. Të riut iu dha ndihma e parë nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.