I vetmi vend në Europë/ Suedezët vijojnë jetën normalisht, kafenetë dhe restorantet plo

30.03.2020 01:34:09

Në krahasim me gjithë Europën, Suedia ende jeton normalisht sot. Shkollat ​​fillore dhe kopshtet e fëmijëve vazhdojnë të punojnë, shumica e punonjësve shkojnë në punë ose punojnë nga shtëpia.

Të gjitha dyqanet janë të hapura, ashtu si transporti publik dhe shumica e aktiviteteve të hotelierisë dhe shërbimeve të tjera.

Të premten, megjithatë, kryeministri Stefan Löfven njoftoi se tubimet publike me më shumë se 50 pjesëmarrës nuk lejoheshin më, por kjo nuk vlente për tubimet e njerëzve në qendrat tregtare, transportin publik ose vendet e punës.

Deri në mbrëmjen e së shtunës, numri i të infektuarve ishte 3700 dhe të vdekur 110 dhe kjo ishte relativisht e lartë, por akoma jo afër situatës në Itali, ku numri i të vdekurve ka shkuar mbi 10,000. Koronavirusi arriti në Itali në të njëjtën ditë në fund të janarit, kur arriti edhe në Suedi.