Ia vodhi veturën që deshi t’ia blinte

20.07.2016 12:23:54

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka thënë se dje rreth orës 15:10 minuta, një qytetar nga Pirana ka informuar policinë për plaçkitjen e veturës së tij Golf 4 me targa gjermane nga një i dyshuar i pa njohur.

Me sa merret vesh, i dyshuari e ka kontaktuar në telefon viktimën kinse është i interesuar për ta blerë automjetin dhe gjatë bisedës, pasi është ulur në veturë ka tentuar t’ia marr me forcë dokumentet por nuk kishte arritur dhe më shpejtësi ka ikur me automjet.  Sipas hetuesve të cilët po merren me rastin thuhet se i dyshuari është rreth 25 vjeç dhe i gjatë rreth 180cm, thuhet në njoftim.

Vlen të theksohet se ky është rasti i dytë që  në mënyrë të ngjashme   merret edhe një veturë në Arbanë pak ditë  më parë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mashtrues të tillë dhe kërkon nga kushdo që ka ndonjë informacion sado të vogël rreth këtij të dyshuari ta njoftojë policinë.