Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare

25.05.2018 10:46:35

Nga Binak Maxharraj

Na ishin do mistreca të tipave të Adem Demaçit dhe Rexhep Qosjës të cilët vazhdimishtë leshojshin helm e vnerë për Presidentin Ibrahim Rugova,te cilët e shajshin dhe dinigrojshin publikisht kudo qe mbrrijshin,këtë e bajnë edhe sot e kësaj dite.E bajnë këtë sepse Ibrahim Rugova me meçurin dhe urtësin e tij prej intelektuali e fitojë besimin e popullit,e afroj ate afër vetes,me ç’rast fuqishëm i nxori nga jeta politike Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen.

Rrugën e urrejtjes patologjike ndaj Ibrahim Rugovës e ndoqi edhe Hashim Thaqi sepse ate e shihtë si kundërshtar politik.Hashim Thaqi kishte urrejtje aq te madhe ndaj Rugovës të cilin gjatë luftës e ka quajtë tradhëtarë të kombit,dhe së për këtë do ta paguaj shumë shtrenjët.Por,edhe pas luftës u bane disa tentim atenteteve ndaj tij.Kurse,kohë më parë ne biografin e tij të porositur ai Rugoven e quan pijanec,tuxanë,defetist,politikan pasiv,njeri i lodhur,etj.etj.

Sot në Ditën e Presidentit Hashim Thaqi e beri befasin me te madhe duke e Dekoru Ibrahim Rugovën me Dekoratën Presidenciale.Në fjalën e tij neveritëse te rastit u muar duke i thuer oda dhe vargje Ibrahim Rugovës se gjaja ishte njeri i menqur, i urtë i cili tere jeten ia kushtoj për Pavarësinë e Kosovës.Krejtë këte e beri për marketing politik,e jo për ndonjë resprkt qe kishte ndaj Ibrahim Rugovës.

Edhe kundërshtari tjetër i Ibrahim Rugovës Bujar Bukoshi sot pati fytyrë te thotë ndonjë fjalë miradije për Presidentin,i cili gjatë luftës e sabotonte Ibrahim Rugovën,duke mos ia pagu faturat e rrymes,të telefonave etj.Ky njeri pas luftës aq fortë e “donte” Rugovën sa qe u nda nga ai duke e formu Prti politike ne vehte,te cilit gadi se nuk iu bashku askush.

Nuk ka nevojë qe Presidentit historik Ibrahim Rugovës ti thuar vargje miradije as kush,e aq më pask kjo te bahet nga dy kundërshtarët e tij politik Hashim Thaqit dhe Bujar Bukoshit te cilët deri dje e shanin dhe e ofendonin deri ne paturpësi.

Nuk ka nevojë qe kundershtarët e tij ta lavdojnë.Ibrahim Rugova u lidhë me popullin ne kohet më te veshtira,e ndau ate shpriterisht nga shovenizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralei jeten politike me Shqiptarë ne te gjitha sverat e jetes.Ai është biri me i devotshem i cili doli nga gjiri i popullit,e udheheqi ate me menquri.Populli ate e respektonte,ia jepte votën sa her qe kishte zgjedhje.Dhe mu për kete arsye ai mbetet ikona me e çmueshme i popullit shqiptar,mbetet figura qe kurr nuk shuhet ne mendjen e popullit.Me fjale tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare,te cilit edhe per se vdekuri po i rritet vlera gjithënjë e më shumë.

Por,ajo se çka me çuditi sot është fakti se si Familja e nderuar e Ibrahim Rugovës e pranoi këtë dekoratë nga njeriu i cili gjithëmonë e ka urrejtë,e ka injoruar,e ka kërcnuar,nga njedriu i cili më shumë është përçarës se sa unifikues i popullit,nga njeriu i cili terhiqet pas skandaleve politike,njeriu i cili na bisedat me Serbin beri Mareveshje te damshme për Kosovën.